“Copë m…”: telekamerat kapin fyerjen e Suarez ndaj Simeone

19 Dhjetor 2021
11:35
Denis Hakanaj
back button

Humbje në transfertë për Atletico Madrid.

CFolchoneros janë mundur 2-1 nga Sevilla me një gol në minutat be fundit të Ocampos.

Por në qendër të vëmendjes së mediave spanjolle ka përfunduar reagimi i Luis Suarez pas zëvendësimit, që erdhi pas një ore lojë.

Movistar ka kapur sulmuesin që i ka drejtuar disa fjalë stolit të Simeone-s, të cilit as nuk e ka përshëndetur në momentin e zëvendësimit.

Telekamerat e Gol TV kanë kapur lëvizjen e buzëve të lojtarit, i cili i ka drejtuar Cholo-s fjalë shumë të ashpra:

“Copë muti… gjithmonë i njëjti”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit