Coronavirus, alarm në La Liga: Mos e hapni Camp Npu para vjeshtës

4 Prill 2020
19:25
Denis Hakanaj
back button

Si do të jetë futbolli kur të rikthehet? Kjo është pyetja që u bëjnë vetes kampionatet dhe federatat e të gjithë Europës, por edhe shumë tifozë. Një përgjigje e pjesshme dhe e frikshme është dhënë nga një infektiolog spanjoll në vijë të parë në këto orë në luftën e Madridit kundër Coronavirus-it.

“Mos e hapni Camp Nou para vjeshtës së ardhshme”, ka thënë Oriol Mija, infektiolog i spitalit Can Ruti të Badalonas, në Katalonjë. I intervistuar nga Radio Rac1 (Barcelonë), ai ka këmbëngulur mbi mbajtjen “e masave shrtrënguese dhe distancimit social”, sepse prioriteti, siç kanë thënë shumë ekspertë, është që të shmanget një kthim i pandemisë deri sa të jetë një gjetur një vaksinë ose kura mjekësore të certifikuara.

Për këtë aryse, sipas infektiologut, vënde si stadiumi i Barçës, me 100 mijë vendet e tij, është një bombë potenciale për përhapjen e sëmundjes. Dhe rrezikon të mbetet i mbyllur për një kohë të gjatë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit