“Coronavirus” dhe gripi; ja dieta që ndihmon në forcimin e imunitetit

14 Mars 2020
14:48
Alfred Lleshi
back button

Në periudhën e gripit dhe sëmundjeve sezonale, aq më tepër në një emergjencë “Coronavirusi” si kjo (pandemi globale), sistemi ynë imunitar gjendet nën sulm. A mund të na ndihmojë ushqyerja? “Sigurisht që shumë gjëra mund të na bëjnë mirë, – shpjegon Dr.Chiara Saccomani, një nutricioniste në “Palazzo della Salute” në Milano, për “Gazzetta dello Sport”. – Në veçanti, frutat dhe perimet, siç janë agrumet, kivi, luleshtrydhet, specat, sallatërat jeshile etj., kanë shumë vitaminë C. 

Përveç këtyre, lakra, lulelakrat, brokoli dhe të ngjashme e tyre jeshile kanë veti shumë të rëndësishme anti-inflamatore. Kungulli dhe karotat janë gjithashtu të dobishëm, sepse përmbajnë një sasi të mirë të karotenoideve dhe beta-karotenit. Ato forcojnë mukozën, një pengesë kundër infeksioneve dhe, rrjedhimisht, forcojnë sistemin imunitar. Idealja do të ishte të alternonit frutat dhe perimet e ndryshme, si dhe mënyrën e konsumimit të tyre: të gatuara dhe të papërpunuara”.

Por, një dietë kundër gripit nuk është e kufizuar vetëm në fruta dhe perime. “Drithërat dhe bishtajoret, gjithashtu, ndihmojnë, veçanërisht nëse merren në formën e supës. Ato janë të pasura me fibra dhe i bëjnë zorrët të funksionojnë më mirë. Dhe, siç e dimë, një zorrë që funksionon mire, ndihmon sistemin imunitar”, – kujton Saccomani.

Frutat e thata janë një tjetër ndihmë e vlefshme: “Ato janë anti-inflamatorë të fuqishëm, që përmbajnë vitaminë E dhe zink, me një fuqi të mirë antioksiduese. Mund të shtohet edhe kefirit, një tjetër ushqim që, falë përmbajtjes së lartë probiotike, stimulon sistemin imunitar”.

Mjalti është gjithashtu i dobishëm, falë efektit të tij antibakterial, i cili mbron nga infeksionet. Ne i gjejmë vetitë antibakteriale edhe te hudhra e qepa. Pastaj ka erëza dhe aroma të ndryshme, me veti dezinfektuese, ndërsa rigoni, trumza dhe marjorami lehtësojnë tretjen, duke përmirësuar punën e zorrëve”, – shpjegon Saccomani.
Më në fund, për sa i përket proteinave shtazore, ndihma e vlefshme vjen nga peshqit blu: “Është i pasur me omega 3, anti-inflamator i fuqishëm”, – nënvizon Saccomani.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit