Coronavirus e lë pa stërvitje, LeBron jep mesazhin e papritur për të ardhmen e tij

21 Mars 2020
13:23
Telesport
back button

LeBron James ka hapur “Instagram Live”, ku bisedon me fansat dhe u përgjigjet pyetjeve të tyre gjatë këtyre ditëve që është në izolim për shkak të coronavirus.

Ylli i Lakers ka lëshuar një mesazh dashurie të përjetshme me skuadrën kaliforniane, me të cilën është në sezonin e dytë. “Doni të dini se ku do të luaj më pas? Në asnjë vend tjetër”, tha LeBron.

Dua t’ju them një gjë, nuk ka asnjë vend tjetër ku dua të jem vecse këtu,. Dua të jem një Lakers për gjithë jetën time”, tha LeBron James.

Skuadra e Lakers këtë sezon kryeson renditjen në Konferencën e Perëndimit në NBA, por sezoni është ndërprerë për shkak të coronavirus.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit