Coronavirus fut në kaos Moto GP, pas Katarit shtyhet edhe gara e Tajlandës

2 Mars 2020
9:11
Telesport
back button

Pak orë pas vendimit për të anulluar garën e parë sezonale në Moto GP, atë që zhvillohet më 8 mars në Katar, ka rdhur një tjetër lajm i trishtë. Qeveria e Tajlandës ka vendosur të shtyjë pa afat garën që zhvillohet në pistën e Burinam më 22 mars. Shkak, në të dyja rastet është frika nga “coronavirus”, që ka prekur së fundi të dy shtetet.

Zv.kryeministri tajlandez, Anutin Charnvirakul, tha: “Në radhë të parë rëndësi ka jeta e njerëzve dhe frika se mos shkojmë në pandemi. Garën do ta shtyjmë në një moment të dytë. Kjo masë merret në interes të vendit dhe të pjesëmarrësve”.

Për momentin nuk ka asnjë deklaratë nga ana e Dorna, shoqata që organizon garat e Moto GP, e cila krejt papritur sheh të anullohen dy garat e para sezonale të botërorit 2020. Në këtë mënyrë, gara e parë sezonale pritet të jetë ajo e 5 prillit, që zhvillohet në Teksas (Amerikë).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit