Coronavirus gjunjëzon edhe maratonën më të vjetër në botë

29 Maj 2020
9:12
Telesport
back button

Pas 123 edicionesh radhazi është dorëzuar sot edhe maratona e Boston, më e vjetra në botë. Kjo maratonë duhej të ishte zhvilluar në javën e tretë të prillit, por u shty më 14 shtator.

Sot ka ardhur zyrtarizimi se edicioni nr.124 i Maratonës së Bostonit nuk do të zhvillohet për shkak të coronavirus. Kryetari i Bashkisë së Boston, Marty Walsh, u shpreh se është më mirë për të gjithë anullimi i këtij eventi.

Prioriteti ynë është siguria e shëndeti i njerëzve, komunitetit, personelit, vullnetarëve, garuesve dhe spektatorëve”, tha Walsh. Në shtator do të organizohen disa evente që do ta kujtojnë këtë maratonë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit