Coronavirus, ish-portieri Rustu në gjendje kritike: Një tronditje e papritur

29 Mars 2020
21:46
Denis Hakanaj
back button

Coronavirus nuk kursen as sportistët dhe ish-sportistët. Mes këtyre është edhe Rustu Recber. Ish-portieri turk 46-vjeçar u bë i famshëm për daljet e tij të guximshme dhe për pritjet e mëdha dhe ka mbrojtur portat e Barcelona-s, Fenerbahce-s dhe Besiktas-it.

Aftësitë e tij kanë nidhmuar Turqinë të sigurojë një vend të tretë historik në Botërorin e 2002-shit. Ish-lojtari është shtruar në spital pas shfaqjes së simptomave të Covid-19 dhe ndodhet në gjendje kritike. Gruaja Isil ka shkruar në Instagram:

“Kemmi dërguar burrin tim Rustu në sptial me një diagnozë Covid-19. Jemi tronditur nga simptomat e papritura dhe në zhvillim të shpejtë. Këto janë kohë kritike dhe  të vështira. Kërkesa ime e vetme është që njerëzit të kenë një ndërgjgje dhe të kenë respekt”.

“Testi im ka dalë negativ, ashtu si ai  i djalit dhe vajzës sime. Është në spital dhe nuk na lejohet ta shohim. Kjo është pjesa më e vështirë, pamundësia për të qëndruar me të. Zoti është i madh dhe ai është në duart e mjekëve turq. Do të kalojnë edhe këto ditë. Ju lutem, mos i kurseni lutjet tuaja”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit