Coronavirus, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar deklaratë para Olimpiadës

24 Shkurt 2020
13:36
Telesport
back button

Përgatitjet për Lojërat Olimpike Tokio 2020 vazhdojnë sipas planifikimit”. Ka qenë kjo deklarata e bërë sot nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që vazhdon të këmbëngulë se Olimpiada që nis më 24 korrik në Japoni nuk do të ketë asnjë shtyrje pavarësisht frikës nga përhapja me ritme të shpejta e coronavirus.

Plani i masave që merren kundër sëmundjeve infektive është pjesë e planit të komitetit organizator të Tokio 2020, ndaj këto Lojëra do të jenë të sigurta. Ne vazhdojmë të bashkëpunojmë jo vetëm me organizatorët e Olimpiadës por me të gjitha shtetet, për t’i ndihmuar ata për të marrë masat e duhura”, thuhet në deklaratën e IOC-it.

Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe besojmë në punën që bëhet, për të rikthyer sa më shpejt qetësinë në Kinë e Japoni si dhe në shtetet e tjera të prekura nga coronavirus”, deklaron Thomas Bach, president i IOC-it.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit