Coronavirus, lojtarët humbasin 25% të pagës për muajin maj

21 Maj 2020
10:11
Telesport
back button

Pezullimi i aktiviteteve për shkak të coronavirus ka prekur financiarisht NBA-në, një nga kampionatet më të ndjekur në botë. Të gjitha ekipet, nga 15 maji, kanë nisur të mbajnë 25% të pagës së lojtarëve.

Përmes një komunikate, të gjithë lojtarët dhe agjentët e tyre  janë informuar për këtë vendim, që për momentin ka të bëjë për muajin maj. Por nëse situata do të vazhdojë kështu përqindja mund të ndryshojë.

Ajo do të rritet apo ulet në varësi të eventeve që do të zhvillohen. Në rast se sezoni 2019-2020 do të rinisë, atëherë situate do të rikthehet si më parë. Ky sezon është ndërprerë që në mesin e marsit dhe e ardhmja e tij është ende në dilemë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit