Coronavirus, merret vendimi zyrtar për garën e Çmimit të Madh të Kinës

12 Shkurt 2020
14:29
Telesport
back button

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA) ka marrë vendimin për të pezulluar garën e Çmimit të Madh të Kinës në Formula 1. Kjo garë ishte planifikuar të zhvillohej më 19 prill në Shanghai, por për shkak të epidemisë së coronavirus është vendosur që ai të mos zhvillohet.

Ky vendim është marrë pas kërkesës që bënë autoritetet zyrtare të Kinës, për të mos zhvilluar garën edhe pse ka ende 2 muaj kohë. “Nuk ka qenë një vendim i lehtë për ne. Urojmë që të garojmë në Kinë sa më shpejt të jetë e mundur, duke u kërkuar ndjesë edhe qytetarëve kinezë për këtë vendim”, thuhet në deklaratën e FIA-s.

Për momentin nuk ka asnjë alternativë për zhvillimin e kësaj gare. Ky vit (2020) konsiderohej si një vit rekord, pasi do të zhvilloheshin për herë të parë 22 gara. Gjasat janë që kjo garë të zhvillohet në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit