Coronavirus në Brazil, 14 të infektuar: shtyhet Avai-Chapecoense

12 Korrik 2020
14:35
Denis Hakanaj
back button

Është shtyrë nga qeveria e Santa Catarina-s, Brazil, ndeshja mes Avai dhe Chapecoense, që duhej të zhvillohej sot dhe që ishte e vlefshme për çerekfinalet e Kampionatit të Santa Catarina-s.

Autoritetet kanë shpjeguar në një komunikatë për shtyp se vendimi është marrë sepse një nga dy skuadrat kishte 14 raste të konfirmuara me Coronavirus.

Federata e futbollit e Santa Catarina-s ka marrë vendimin që të shtyjë edhe tre çerekfinalet e tjera. Do të luhet vetëm “playout”-i mes Atletico Tubarao e Concordia, në program të martën 14 korrik dhe vendimtare për të përcaktuar skuadrën që do të bjerë nga kategoria.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit