Coronavirus, pozitivë edhe dy basketbollistë të Lakers

20 Mars 2020
18:44
Telesport
back button

Dy basketbollistë të skuadrës së Los Anxhelos Lakers kanë rezultuar pozitiv me coronavirus, pas testeve që janë kryer në fillim të kësaj jave. Lajmin e konfirmoi klubi kalifornian përmes një mesazhi në rrjetet sociale.

Lakers janë ekipi i fundit që luajti ndaj Brooklyn Nets, skuadër e cila pati 4 lojtarë të infektuar nga virusi e mes tyre edhe Kevin Durant. Për pasojë, të gjithë lojtarët e stafi i Lakers hynë në vetizolim dhe kryen testin.

Rezultatet nxorën pozitivë dy basketbollistë, por nuk bëhen me dije emrat e dy lojtarëve, që sipas klubit janë ende në karantinë dhe ndjeklin udhëzimet e stafit mjekësor. Në vetizolim edhe lojtarët e tjerë, deri sa situata të qetësohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit