Coronavirus shtyn sfidën Wilder-Fury, ja kur do të zhvillohet sfida e tretë

26 Mars 2020
17:55
Telesport
back button

Sfida e tretë e boksit midis Tyson Fury dhe Deontay Wilder do të zhvillohet më 3 tetor, në Las Vegas. Lajmin e konfirmojnë mediat amerikane, që thonë se 18 korriku, data kur ishte planifikuar të zhvillohej kjo përballje e tretë mes dy boksierëve, është anulluar tashmë për shkak të coronavirus.

Las Vegas ka anulluar të gjitha eventet sportive për shkak të virusit vdekjeprurës dhe mjaft duele janë shtyrë, përfshirë edhe sfidën mes Fury e Wilder. Dy boksierët u përballën më 22 shkurt në Las Vegas, me britanikun që fitoi me “KO teknik” në raundin e shtatë, duke u shpallur kampion bote (kategoria WBC).

Më herët, në dhjetor të 2018-ës, në përballjen e parë, Fury dhe Wilder u ndanë në barazim. Sfida e 3 tetorit do të jetë e treta mes dy boksierëve, me Fury që do të mbrojë titullin fituar një muaj më pare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit