Coronavirus, Walker realizon “tripletën” e shkeljeve

8 Maj 2020
17:26
Denis Hakanaj
back button

Kyle Walker nuk arrin ta repsketojë karantinën e Britanisë së Madhe: i kapur një muaj më parë duke shkelur rregullar dhe i gjobitur me 150 mijë sterlina nga Manchester City, mbrojtësi i kombëtares angleze ka arritur të shkelë rregullat e coronavirus-it plot tre herë në 24 orë, mes së mërkurës dhe së enjtes.

The Sun, në fakt, ka dokumentuar “tripletën” e Walker, i cili ka shkuar në fillim në shtëpinë e motrës Laura për të marrë pjesë në festën e ditëlindjes së saj, ku ka qendëruar për dy orë, më pas ka shkuar në Sheffield te prindërit e tij dhe, në fund, ka shkuar te shtëpia e një shoku për të bërë një xhiro me biçikletë.

Walker tani rrezikon një gjobë tjetër dhe vendin në kombëtare. Nga fillimi i emergjencës coronavirus në Britaninë e Madhe janë regjistruar mbi 30 mijë vdekje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit