“Coronavirus” zbarkon te Barcelona, rezulton pozitiv drejtuesi i lartë

4 Prill 2020
15:24
Alfred Lleshi
back button

Jordi Cardoner, zv.president i Barcelonës, u testua pozitiv me “Coronavirus”. Ishte vetë klubi Blaugrana, ai që e konfirmoi këtë lajm jo të mirë për portalin “Metropoli”, duke saktësuar se drejtuesi i lartë është në gjendje të mirë shëndetësore për momentin dhe i izoluar në shtëpinë e tij. 

Pra, sikurse duket, virusi i rrezikshëm, që ka gjunjëzuar Spanjën dhe ka shënuar mbi një mijë viktima për momentin, e “ka ngritur stekën lart” edhe në futboll. Fillimisht u infektua pjesa kryesore e skuadrës së Valencias, pastaj të tjerë, ndërsa humbi jetën ish-presidenti i Real Madridit, Lorenzo Sanz. Ky është rasti i dytë me Covid-19 te Barcelona, pas një punonjësi të klubit.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit