Correa në “pit stop” për të paktën dy javë, humb derbin me Milanin

21 Janar 2022
14:58
Alfred Lleshi
back button

Joaquin Correa doli i përlotur pas vetëm 5 minutash lojë në ndeshjen e Kupës së Italisë, të fituar nga Interi kundër Empolit, të mërkurën. Testet instrumentale, të cilave iu nënshtrua sulmuesi argjentinas, treguan për dëmtimin e tij. Zikaltrit njoftuan gjendjen e lojtarit të tyre me një deklaratë:

“Joaquin Correa iu nënshtrua një skanimi MRI sot në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano. Ekzaminimi zbuloi një shembje në përkulësin e kofshës së majtë. Lojtari do të rivlerësohet pas rreth dy javësh”. Në këtë pikë, rikuperimi i tij duket i vështirë për derbin ndaj Milanit, planifikuar më 6 shkurt.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit