Correa: Një fitore e merituar pas shumë vuajtjeve

15 Maj 2019
23:06
Denis Hakanaj
back button

Joaquin Correa, lojtari që mbylli ndeshjen kundër Atalanta-s dhe i siguroi Kupën e Italisë Lazio-s, ka folur për "RAI-n" në përfundim të ndeshjes së luajtur në "Olimpico".

"Kjo Kupë ka një rëndësi të madhe për ne pas vuajtjeve që kemi kaluar në këtë sezon. E kemi merituar, edhe pse Atalanta ka pasur një ecuri të jashtëzakonshme në Kupë", ka thënë argjentinasi.

"Kualifikimi në Europa League është shumë i rëndësishëm për ne dhe jam shumë i lumtur për këtë fitore. Kemi bërë shumë paraqitje zhgënjyese dhe kemi pësuar shumë dëmtime gjatë sezonit, por këto vështirësi e kanë bërë grupin tonë më të fortë". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit