Correa-Milan, Atletico detyrohet të ulë pretendimet: ja pse transferimi do të kryhet!

22 Gusht 2019
10:38
back button

Asnjë dyshim, edhe në Spanjë: ashtu si shkruan e përditshmja “Gazzetta dello Sport”, transferimi i Angel Correa te Milani do të bëhet. Argjentinasi – prej kohësh tashmë – është i pari në listën kuqezi.

Marrëveshja do të arrihet mbi bazën e 40 mln eurove dhe asgjë më shumë se sa kaq. Shifër larg pretendimeve  të Atletico Madrid që kërkon 55 mln euro, por që në fund do të mjaftojë oferta kuqezi për të bindur colchoneros se rruga e vetme është shitja!

Correa nuk përfshihet në planet e Diego Simeones, ndërsa te ato të Giampaolos po. Sakaq, lojtari ka siguruar Milanin se do të presë deri në fund të merkatos dhe nuk do të lëvizë askund… Correa, kështu, rrezikon të mbërrijë te Milani pasi kampionati të ketë nisur. Akordi mes lojtarit dhe klubit është arritur prej kohësh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit