Coulibaly refuzon tre gjigantët e Europës: lajmërim ironik në rrjetet sociale (Video)

5 Maj 2022
15:53
Denis Hakanaj
back button

Paraqitjet e tij me fanellën e Monaco Under 19 kanë mahnitur gjysmën e Europës, por Mamadou Coulibaly nuk do të largohet nga klubi i Principatës.

Ka qenë vetë Monaco që e ka zbuluar, duke lajmëruar rinovimin e kontratës për mesfushorin e datëlindjes 2004 deri në 2025-ën, me lojtarin që ka nënshkruar kontratën e tij si profesionist.

Statistika mbresëlënëse për 18-vjeçarin e lindur ën Paris dhe i rritur te të rinjtë e Monaco, paraqitje që kanë tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha europiane.

Atletico Madrid, Manchester City dhe Milan-i kanë bërë një tentativë për t’ia marrë talentin monegaskëve, por klubi francez është treguar më i shpejtë duke i ofruar një rinovim për tre vitet e ardhshëm.

“Urime Mamadou për punën  e bërë, por ka akoma shumë rrugë për të bërë dhe i takon atij që të vazhdojë të punojë akoma më shumë për të kaluar etapat pasardhës të rritjes së tij”, ka thënë drejtori sportiv Paul Mitchell.

Rinovimi i mesfushorit të ri me Monaco është lajmëruar në rrjetet sociale me një vdieo që ka bërë të buzëqeshin tifozët monegaskë dhe më pak ata të klubeve që janë interesuar për lojtarin.

Tre telefonata nga Atletico Madrid, Manchester City dhe Milan-i të simuluara në celular që i kërkojnë: “Ku je?”. Në fundin e videos, telefonata më e rëndësishme me Monaco, me Coulibaly që përgjigjet entuziast: “Jam krenar dhe i gëzuar që do të nënshkruajë kontratën e parë si profesionist me Monaco”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit