Courtois: Duan të më masakrojnë, por jam një nga më të mirët

22 Mars 2019
15:45
Denis Hakanaj
back button

Thibaut Courtois ka përfunduar përsëri nën akuzë.

Portieri i Real Madrid dhe i kombëtares belge ka bërë një gafë gjatë ndeshjes kundër Rusisë, e vlefshme për eliminatoret e Euro 2020, duke i dhuruar golin e barazimit të përkohshëm 1-1 Cheryshev-it. 

Fatmirësisht për të, Belgjika e fitoi 3-1 takimin, por kjo nuk ka mjaftuar për të shmangur kritikat e shumta. Gjithsesi, portieri ka vendosur të kundërpërgjigjet. 

"E konsideroj veten si një nga portierët më të mirë, edhe pse shtypi kërkon të më masakrojë. Ndihem i fortë dhe jam i qetë. Luaj mirë dhe stërvitem mirë", ka thënë ai për "AS".  

Courtois po kalon një sezon me të vërtetë negativ, siç e tregojnë edhe 42 golat e pësuar në 32 ndeshjet e luajtura deri tani me Real Madrid. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit