Courtois i mohon golin Mane me një pritje të jashtëzakonshme (Pamjet)

28 Maj 2022
22:04
Denis Hakanaj
back button

Liverpool-Real Madrid, finalja e Champions League 2021/22, mund të ishte zhbllokuar në minutën e 21-të në favor të skuadrës së Jurgen Klopp.

Sadio Mane ka marrë një top në zonën e rreptësisë dhe ka goditur drejt portës. Topi dukej se do të përfundonte në rrjetë, por Courtois ka arritur ta shmangë golin me një pritje të pabesueshme.

LIVERPPOL-REAL PRITJA E COURTOIS

Portieri belg ka qenë protagonist edhe disa minuta më parë, duke ndalur një goditje të Mohamed Salah një metër larg portës.

Kujtojmë se sfida që po luhet në Stade de France ka nisur me 36 minuta vonesë për shkak të vështirësive të tifozëve anglezë për të hyrë në stadium.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit