Courtois ndërron sërish të dashurën, por shkon nga “shiu në breshër”

21 Mars 2019
11:23
back button

Thibaut Courtois nuk është në momentin e tij më të mirë. Transferimi i tij nga Chelsea te Real Madrid nuk ka rezultuar aq shumë pozitiv për të në aspektin sportiv.

Krizë të vazhdueshme belgu ka pasur edhe në marrëdhënien në çift. Pasi u nda nga bashkëshortja e tij ai filloi një marrëdhënie të re sapo mbërriti në Madrid. 

Portieri i Realit filloi një lidhje me prezantuesen spanjolle Alba Carrillo, por vetë lojtari e mohoi këtë në një intervistë për media. Fakti që Courtois e mohoi e ka acaruar Carillon, e cila shpërtheu në kritika të forta ndaj medieve dhe lojtarit për mënyrën se si e kanë trajtuar romancën e tyre dhe në atë moment i ka dhënë fund lidhjes.

Gjithsesi mediet kanë zbuluar se Courtois ka filluar një marrëdhënie të re me ish-banoren e “Big Brother”, Liz Emiliano, me të cilin ka rënë në kontakt fillimisht nëpërmjet Instagram-it. Ky është cilësuar si flirti më i ri i portierit, por situata përkeqësohet sepse Liz është mikeshë e Albas dhe nuk dihet si do reagojë kjo e fundit.

Një gjë është e sigurt: Courtois di vetëm të hyjë mes “zjarrit”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit