Courtois: Një ditë do t’iu them nipërve dhe mbesave mbi Leo Messin…

23 Tetor 2020
16:52
Telesport
back button

Reali nuk po kalon një moment të bukur dhe kjo duket qartë edhe nga rezultatet! Ndeshja e radhës, El Clasico, përballë Barcelona, do të jetë provë zjarri.

Thibaut Courtois, portieri i Real Madrid, foli për DAZN: “Kur Messi synon portën, gjithmonë mund të presësh një lëvizje të shkëlqyeshme. Ti pret një gjë dhe ai bën një tjetër, por gjithsesi vendos që të përpiqesh ta forcosh atë.

Ai është një lojtar special, ndër më të mirët ndonjëherë, si dhe Cristiano Ronaldo. Është bukur të përballesh me të, të jesh në gjendje t’u thuash fëmijëve dhe nipërve e mbesave në të ardhmen se si ndale gjuajtjen e tij ose gjithashtu dhe se si pësove gol! Shpresojmë që të mos ndodhë të shtunën. Më pëlqen të sfidoj më të mirët dhe të provoj të pres sa më shumë që të jetë e mundur “.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit