Courtois sfidon të shkuarën: Do të jetë speciale pas një lamtumirë jo shumë të mirë…

15 Prill 2021
18:00
Denis Hakanaj
back button

Portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois, ka folur për sfidën e ardhshme në Champions League kundër Chelsea-t.

Një ndeshje jo si të tjerat për belgun, i cili do të sfidojë ish-skuadrën e tij.

“Do të jetë shumë e bukur të kthehem në një ambient si ai i Chelsea-t, që ka qenë familja ime. Kam kujtime të bukura dhe do të më pëlqente që të kishte publik në Stamford Bridge edhe pse besoj se lamtumira ime nuk ka qenë një nga më të mirat”, ka thënë Courtois për beIN Sport.

“Do të jetë një ndeshje e fortë, ata kanë sistemuar shumë gjëra me ardhjen e Tuchel. Por ne nuk jemi të uritur dhe duam të fitojmë Champions-in”, ka përfunduar ish-ylli i Chelsea-t.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit