Courtois theu rregullat e Zidane, Casemiro vendosi vetë për ndeshjen!

16 Dhjetor 2019
10:29
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Real Madrid-it, Zinedine Zidane, ka treguar se portieri Thibaut Courtois vendosi të linte vetë portën dhe të shkonte te goditja e këndit ku u shënua goli. Belgu ishte vendimtar, pasi dha asistin e golit për sulmuesin Karim Benzema, ky i fundit shënoi pas goditjes së shtatlartit me kokë dhe pritjes së portierit kundërshtar. 

“Ai vendosi të dilte vetë dhe kjo tregon atë që ne duam më shumë, nuk dorëzohemi kurrë. Ky është Real Madridi, një skuadër që nuk dorëzohet kurrë. Lojtarët e besuan dhe ia dolën. Ne e meritonim të shënonim me gjithçka çfarë bëmë. Një pikë është ndalesë, por zhvilluam një ndeshje të madhe, është turp, pasi bëmë një pjesë të parë shumë të mirë”. 

Francezi la pushim mesfushorin Casemiro për këtë sfidë duke e ruajtur për ndeshjen “El Clasico” kundër Barcelonës. “Ai nuk donte të luante dhe bëri mirë. Casemiri ka luajtur shumë ndeshje dhe më vjen mirë që bëmë gjithçka pa të në fushën e lojës. Ne barazuam, por meritonim më shumë. Ai ka luajtur 21 ndeshje dhe kishte nevojë për pushim, por po mendoja vetëm për ndeshjen ndaj Valencias”, – tha tekniku. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit