Coutinho, Bayerni merr vendimin përfundimtar. Rummenigge “lë litarin jashtë”…

23 Maj 2020
12:35
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich nuk e ka ushtruar të drejtën e blerjes së Philippe Coutinho. Ky fakt u zyrtarizua nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Karl-Heinz Rummenigge, në revistën gjermane “Der Spiegel”. E drejta e shëlbimit, mbas huazimit sezonal, ishte caktuar 120 milionë euro: “Opsioni i blerjes së Coutinho ka skaduar dhe ne nuk e kemi aktivizuar atë. Do ta planifikojmë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe do të shohim nëse ai mund të luajë ndonjë rol me ne apo jo”.

Coutinho kishte mbërritur në Gjermani nga Barcelona gushtin e kaluar, me formulën e huazimit për një vit, me mundësinë e transferimit përfundimtar. Bayerni, i cili hoqi dorë nga James Rodriguez pas huazimit (42 milionë €), refuzoi klauzolën përkatëse edhe këtë here me brazilianin.

Rummenigge, megjithatë, nuk e largoi përfundimisht brazilianin, duke lënë hapur mundësinë e një huazimi tjetër, ose blerjeje me shifra më të ulëta. Të dyja këto opsione qëndrojnë ende, edhe pse viti i brazilianit në Bavari ka qenë mjaft zhgënjyes: 8 gola. Me Sané si përparësi dhe Müller të rilindur, 120 milionë euro investim konsiderohet i tepërt nga klubi bavarez.

Javët e fundit, Coutinho është lakuar shpesh në disa klube të Premier League, megjithëse qëndrimi i tij te Barcelona nuk duhet përjashtuar. Ashtu si ai në Mynih. Aktualisht, numri 10 është ndalur për shkak të një dëmtimi që rrezikon ta mbajë jashtë fushave deri në fund të sezonit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit