Coutinho: Lewandowski një fenoment, Muller një yll bote. Ja pozicioni im i preferuar

18 Shtator 2019
18:32
back button

Philippe Coutinho ka dhënë një intervistë ekskluzive për Sky Sport, duke folur për luftën e titullit, Champions League, pozicionin e preferuar dhe shokun e ekipit Thomas Muller.

…për trajnerin Niko Kovac: “Më ka lënë një përshtypje shumë të mirë. ai punon shumë dhe është i drejtë. Në fushë ai i jep shumë përparësi detajeve të vogla. Ai mund të bëjë ndryshimin në nivelin më të lartë.

…për pozicionin e preferuar: “Unë dua vetëm të jem në fushë. Qëllimi im është të përmbush pritshmëritë, pozicionin ja lë trajnerit të ma gjejë. Megjithatë, nuk është sekret që në qendër të fushës ndihem më mirë, pra si nr. 10 ose 8.”

…për titullin e Bundesliga-s: “Bayern është një nga klubet më të mirë në botë. Kur luan në një klub të tillë atëherë të gjithë presin titullin. Bundesliga është një kampionat i fortë, çdo ndeshje duhet të luftosh për fitoren.”

…për Champions League: Patjetër që kemi kualitetin për ta fituar, e ndjej këtë gjë. Ambicia te Bayern është e njëjtë çdo vit.”

…për lojtarin që e ka impresionuar më shumë: “Të gjithë kanë kualitet të madh. Megjithatë, kur erdha këtu kam vënë re se djemtë janë më mirë se sa i kisha menduar. Lewandowski është një fenomen. Thomas Muller është një idhull, një yll bote.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit