Coutinho nuk ka frikë, zbulohet numri që do të mbajë te Bayern-i

18 Gusht 2019
13:13
Denis Hakanaj
back button

Philippe Coutinho mund të konsiderohet zyrtarisht një lojtar i Bayern Munich. Braziliani, siç kanë bërë të ditur bavarezët dhe Barcelona, do të transferohet në Gjermani nën urdhrat e Kovac.

Një operacion i pabesueshëm nga ana e kampionëve në fuqi të Bundesliga-s, që shpresojnë të mund të luftojnë për trofe jo vetëm në atdhe, por edhe në Champions League.

Detyra e Coutinho-s është të kthehet në nivelin e treguar me fanellën e Liverpool-it. Premisat janë që kjo do të ndodhë dhe vetë lojtari nuk tërhiqet mbrapa.

Këtë e konfirmon edhe zgjedhja e numrit që do të mbajë te Bayern: 10-ën. Mungon zyrtarizimi, por, siç ka bërë të ditur “Sport”, një gafë e sponsorit gjerman ka zbuluar gjithçka, duke publikuar në instagram imazhin e uniformës së re të brazilianit.

Fotografia, e hequr më pas, nuk ka kaluar pa u vënë dhe është pritur me entuziazëm në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit