Coutinho thumba të fortë ndaj Barçës dhe fjalë të arta për Bayern

16 Shtator 2019
16:29
back button

Philippe Coutinho është ndalur të flasë pak për këto javë të para, që po kalon tek Bayern Munich, ku theksoi se ka gjetur një ambient të ngrohtë, ndryshe nga skuadrat e tjera, duke nënkuptuar situatën tek Barcelona.

Atmosfera tek Bayern: “Në ditët e mia të para takova shokët e skuadrës, që më treguan mua ambientet ku stërvitemi dhe shpenzojmë kohën. Çdo ditë ndihem më mirë dhe jam shumë i lumtur”.

Krahasimi: “Bayern është më familjar sesa klubet e tjera. E kam ndjerë këtë në mjediset e Liverpool, por këtu është akoma ambient më i ngrohtë”.

Afrimiteti i njerëzve: “Mendoj se është diçka shumë e mirë. Tifozët janë shumë të mirë dhe të japin shumë energji pozitive. Kam firmosur shumë autografe dhe shpresoj të mos kem harruar ndonjë”.

Marrëdhënia me Alcantara-n: “Më ka ndihmuar shumë në javët e para. Ai është brazilian dhe flet gjuhën portugeze, për këtë më ka ndihmuar shumë në komunikim. Gjermanishtja është shumë e vështirë, por po mundohem të mësoj pak”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit