Coutinho zbulon të ardhmen nëpërmjet rrjeteve sociale

13 Gusht 2020
20:09
Denis Hakanaj
back button

Ylli i Barcelona-s, Philippe Coutinho, ka dhënë disa sinjale në lidhje me të ardhmen e tij nëpërmjet  rrjeteve sociale.

Sipas The Mirror, tifozët e Arsenal-it kanë ndjekur brazilianin në rrjetet sociale kohët e fundit, për shkak të zërave që flasin për një transferim të mundshëm të tijin në Londër.

Dhe kanë zbuluar se Coutinho ka filluar të ndjekë Cedric Soares, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Gabriel Martinelli.

Arsenal do të sigurojë Willian pasi kontrata e tij me Chelsea-n do të skadojë në fundin e muajit.

Willian dhe Coutinho përfaqësohen të dy nga menaxheri Kia Joorabchian.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit