Covid-19 “i bën kosh” NBA-së, 16 basketbollistë rezultojnë të infektuar

27 Qershor 2020
12:28
Alfred Lleshi
back button

NBA sapo ka njoftuar rezultatet e testimit të 302 basketbollistëve, që marrin pjesë në këtë kampionat prestigjioz. Analizat përkatëse kanë zbuluar se 16 prej tyre janë pozitivë. Deri më tani njihen emrat e disa prej të infektuarve me Covid-19, siç janë Nikola Jokic, Nugget dhe Malcolm Brogdom, Pacers. Të 16 basketbollistët në fjalë do të duhet të karantinohen për 14 ditë, para se të kalojnë testet e reja dhe të rivlerësohen nga ana shëndetësore, për të parë nëse mund të luajnë në turneun e Orlandos, që pritet të startojë në kompleksin “Disney” nga 30 korriku. Në fund të qershorit, sipas protokollit të vendosur nga NBA, 22 skuadrat që do të marrin pjesë në Orlando duhet të udhëtojnë drejt Floridas për të filluar përgatitjet parsezonale, para se të rifillojë kampionati.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit