Covid-19, kaos në Bavari. Bayern Munich-Barcelona, pas dyerve të mbyllura

30 Nëntor 2021
12:36
Alfred Lleshi
back button

Makthi i Covid-19 kthehet në Bavari. Rritja e kurbës së infektimit mund të detyrojë guvernatorin të marrë vendime të reja, që shkojnë drejt një shtrëngimi të masave për të përmirësuar pandeminë. Rreziku që ndeshja e Ligës së Kampionëve, e planifikuar për 8 dhjetorin e ardhshëm në “Allianz Arena” mes Bayern Munich dhe Barcelonës të luhet me dyer të mbyllura, është shumë reale.

Guvernatori i Bavarisë, Markus Soder, në fakt ka bërë të ditur se do t’i pengojë tifozët të marrin pjesë në ndeshje, edhe nëse nuk ka marrëveshje për ta bërë këtë në nivel kombëtar. Ende nuk është specifikuar se kur mund të hyjnë në fuqi masat e reja, por ndeshja e radhës e Bayern Munich në shtëpi është ajo e vlefshme për 1/8 e Champions League kundër Barcelonës.

Bavarezët do të vizitojnë Borussia Dortmund të shtunën, në orën 18:30, në kuadrin e javës së 14-të të kampionatit. Një ndeshje që Lewandowski dhe shokët e tij mund ta luajnë pa mbështetjen e tifozëve të tyre.

“Është e rëndësishme të vendoset sot në mënyrë unike për të gjithë vendin që spektatorët të mos pranohen në stadiume. Nëse kjo nuk funksionon në nivel federal, ne do ta bëjmë vetëm në nivelin bavarez”, – tha Söder për kanalin rajonal “Bayerischer Rundfunk”.

“Futbolli ka një rol të rëndësishëm si model. Tani për tani duhet t’i reduktojmë kontaktet kudo”, – ka shkruar Söder në llogarinë e tij në Twitter.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit