Covid-19 nuk ndalet, konfirmohen 16 raste të reja në Olimpiadë

26 Korrik 2021
9:03
Telesport
back button

Edhe pse Olimpiada ka nisur eventet e saj me ritëm të plotë, sërish pandemia dhe infektimet me koronavirus shqetësojnë organizatorët e “Tokio 2020”. Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 16 raste të reja me Covid-19 në Fshatin Olimpik.

Nga këto, 3 janë sportistë, që kanë hyrë menjëherë në izolim dhe kanë humbur mundësinë për të garuar. Ende nuk bëhen me dije emrat e sportistëve, ndërkohë që pjesa tjetër e personave pozitivë janë shoqërues, drejtues, gazetarë dhe punonjës.

Deri më tani, nga 1 korriku, kur u hap Fshati Olimpik, janë konfirmuar 148 raste me koronavirus brenda Fshatit Olimpik.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit