Covid-19 “pushton” edhe Euroleague, anullohen 3 ndeshje

21 Tetor 2020
11:29
Gentian Spiri

3 ndeshje të Euroleague në basketboll për meshkuj të planifikuara për t’u luajtur këtë mesjavë janë anulluar si pasojë e pandemisë Covid-19. Në fakt, skuadra e Zenit st.Petërburg nuk i ka luajtur edhe dy ndeshjet e fundit, pasi nuk arrin të ketë minimum 8 basketbollistë në dispozicion për të zbritur në fushë, sipas rregullores.

Skuadra ruse do të mungojë edhe në takimin e radhës, atë ndaj Armani Milano dhe për momentin ndeshja do të konsiderohet 20-0 në tavolinë për italianët, deri në një vendim të dytë.

Po ashtu, është shtyrë edhe ndeshja mes turqve të Anadolu Efes dhe francezëve të Villeurbanne, pasi skuadra mike ka shumë lojtarë pozitivë me koronavirus, duke mos udhëtuar dot për në Turqi.

Ndeshja e tretë e shtyrë është ajo mes gjermanëve të Alba Berlin dhe spanjollëve të Baskonia Gasteiz. Skuadra gjermane ndodhet në karantinë si pasojë e rregullave të vendosa nga autoritetet shëndetësore kombëtare.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit