Covid-19 “pushton” futbollin shqiptar, del pozitiv trajneri i kombëtares

26 Nëntor 2020
11:45
Alfred Lleshi
back button

Koronavirusi “hedh rrënjë” në futbollin shqiptar. Pas Alban Bushit, që rezultoi pozitiv para dy kualifikueseve të fundit të Kampionatin Europian, infeksioni i rrezikshëm preku edhe Skënder Gegën. Trajneri i Shqipëria U-21 duket se ia doli me sukses dhe lehtë në këtë betejë, ndërsa ai i Kukësit u përkeqësua dhe dje u nis me urgjencë drejt Turqisë, për mjekim të specializuar. Ditën e sotme, një tjetër trajner i kombëtareve kuqezi ka rezultuar me Covid-19.

Fjala është për Armir Grimën, që drejton kombëtaren e femrave. Tamponi i bërë dje për ish-portierin e Vllaznisë ka rezultuar pozitiv. Përgjigja ka mbërritur sot te Grima, i cili duhet të karantinohet tashmë, të lërë grumbullimin e vajzave kuqezi dhe të mos ketë mundësi t’i drejtojë ato në ndeshjen kualifikuese kundër Qipros, që do të luhet nesër në “Loro Boriçi”. “Frenat” e kombëtares së femrave kalojnë tashmë te ndihmësit e tij, derisa të negativizohet.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit