Covid-19 vë në dyshim derbin e kryeqytetit, Partizani i nënshtrohet testimit të plotë

9 Korrik 2020
9:36
Alfred Lleshi
back button

Partizani njoftoi mbrëmë se dy lojtarë të tij janë prekur nga Covid-19. Boldor dhe Ferati janë izoluar tashmë, derisa ta fitojnë betejën me virusin e rrezikshëm, por problem mbetet derbi i nesërm i kryeqytetit me Tiranën. Do të louhet apo jo? Kjo është çështja tashmë. Në pritje të një vendimmarrjeje të tillë nga autoritetet, të kuqtë iu janë nënshtruar analizave për koronavirus, për të parë situatën reale, nëse ka të tjerë të infektuar nga dy bashkëlojtarët e cituar më sipër. Faqja e klubit 16 herë kampion ka bërë njoftimin e radhës për shtyp:

“FK Partizani njofton se gjithë ekipi ka kryer testet për COVID-19. Në zbatim të udhëzimeve të protokollit shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë dhe mbrojtjes Sociale, si dhe Federatës Shqiptare të Futbollit, të gjithë lojtarët dhe stafi iu nënshtruan tamponëve sonte në mbrëmje, mbasi dy prej pjestarëve të skuadrës, Dejan Boldor dhe Besnik Ferati rezultuan pozitiv me COVID-19. Testimi për të gjithë skuadrën është kryer për efekt të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, në prag të takimit ndaj Tiranës, në program ditën e premte”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit