Ç’po ndodh me futbollistët? Pas Davies, probleme zemre edhe për Aubameyang

15 Janar 2022
11:40
Alfred Lleshi
back button

Nuk është momenti më i mirë në karrierën e tij për Pierre-Emerick Aubameyang. Pasi humbi shiritin e kapitenit dhe përfundoi në stolin e Arsenalit, sulmuesi gabonez, i cili u negativizua nga Covid-19, ka mbetur ende jashtë Kupës së Kombeve të Afrikës. Ai nuk luajti kundër Ganës, sepse pati probleme me zemrën.

Federata e tij e bëri të ditur këtë në një shënim, duke shpjeguar se bashkëlojtarët Lemina dhe Meyé kanë të njëjtin problem. “The Athletic” raportoi se mjekët e “Topçinjve” do të ishin qetësuar nga kolegët e tyre të kombëtares gaboneze: lojtari është mirë dhe situata nuk është serioze.

Lajmi vjen pas atij që pa si protagonist mbrojtësin e Bayernit, Alphonso Davies, i cili, siç u shpreh nga trajneri Nagelsmann, vuan nga një “inflamacion i lehtë i muskujve të zemrës” (miokarditi) pas Covid-19 dhe do t’i duhet të pushojë për disa javë”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit