“CR7 është i pazëvendësueshëm”, Santos: Leao? Duhet të bëjë vetëm një gjë

8 Qershor 2022
17:39
Denis Hakanaj
back button

Rafael Leao ka qenë protagonisti i madh i titullit të fituar nga Milan-i. Sulmuesi portugez i krahut e ka treguar gjithmonë talentin e tij, por në këtë sezon ka arritur të gjejë vazhdimësinë.

Falë një viti të shkëlqyer, shumë e shikojnë lojtarin e kuqezinjve si pasardhësin e Cristiano Ronaldo-s te Portugalia. CR7, duke parë 37 vitet e tij, do të duhet t’ia lërë stafetën dikujt dhe Leao mund të jetë pasardhësi i tij.

Në lidhje me këtë temë ka folur në konferencë për shtyp trajneri i Portugalisë, Fernando Santos: “Sa gola ka shënuar Ronaldo? Ndoshta një milion… është e vështirë që dikush ta zëvendësojë, jo vetëm te Portugalia, por në botë.

“Rafael duhet të jetë thjesht Rafael, me karakteristikat e tij dhe cilësinë që ka. Nëse është me ne në moshën 21 vjeç do të thotë se është e ardhmja e kombëtares dhe se kombëtarja ka besim tek ai”.

Portugalia do të kthehet në fushë për ndeshjen e radhës së Nations League, me Cristiano Ronaldo-n me shokë që do të përballen të enjten në mbrëmje me Çekinë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit