CR7, falas te Bayern Munich në janar? Oliver Kahn zbulon vendimin e gjigantëve bavarezë

29 Nëntor 2022
12:55
Alfred Lleshi
back button

Ia mbylli dyert verën e kaluar, i bën të njëjtën gjë edhe në janar, kur mund ta merrte falas. Bayern Munich merr vendimin për Cristiano Ronaldon, me këtë të fundit që kishte nisur të përflitej në radarët e gjigantëve bavarezë, pas zyrtarizimit të “divorcit” me Manchester United.

Në emër të Bayern Munich, vendimin e ka zbuluar drejtori Oliver Kahn për “sky sport de”: “Unë mund ta përjashtoj një lëvizje për Cristiano Ronaldon. E kemi konsideruar, është pjesë e punës sonë, të gjithë e duam Ronaldon, por strategjia jonë është e ndryshme.

Ne kemi një ide të qartë, filozofi të qartë se si skuadra duhet të mblidhet së bashku dhe nuk do të vazhdojmë në bisedimet për Ronaldon”. Kahn, gjithashtu u përgjigj edhe për Harry Kane si objektiv veror i kampionëve bavarezë:

“Kane është lojtar shumë i mirë, por ka edhe shumë lojtarë të tjerë shumë të mirë. E kam lexuar atë kudo, Oliver Kahn dhe Kane, Hasan dhe Kane… Sidoqoftë, ai është nën kontratë me Tottenham”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit