CR7, Messi dhe Benzema në një ekip: plani i çmendur i pronarëve të Newacstle

6 Qershor 2023
16:01
Denis Hakanaj
back button

Pronarët e Newcastle kanë blerë klubet saudite për të cilat mund të luajnë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Karim Benzema sezonin e ardhshëm.

Dhe nuk ka rregulla që t’i ndalojnë bardhezinjtë të marrin në huazim një nga super yjet. Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite zotëron 80 për qind të Newcastle dhe të hënën bleu KATËR nga klubet më të mëdha të Mbretërisë.

Al-Ittihad, Al-Ahli, Al-Nassr dhe Al-Hilal janë krijuar të gjitha si kompani të sapo themeluara 75 për qind në pronësi të PIF.

Ronaldo luan për Al-Nassr dhe Benzema sapo ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Al-Ittihad.

Ndërsa Messi-t, i cili është pa ekip, i janë ofruar më shumë se 350 milionë sterlina në vit nga Al-Hilal.

Palët nën pronësinë e shumë klubeve mund të tregtojnë lojtarë mes tyre, me PIF që lë të kuptohet për bashkëpunim. Megjithatë, do të ketë rezistencë të ashpër nga rivalët e Premier League nëse Newcastle përpiqet të sjellë një super yll me çmim të lirë.

Edhe Liga do të reagonte ashpër ndaj bardhezinjve nëse do të kërkonte të nënshkruante dikë në huazim pa paguar “vlerën e drejtë të tregut”.

Bashkëpronari i Magpies, Jamie Reuben, tha për podcastin Business of Sport: “Për të respektuar Fair Play Financiar, ne do të luajmë sipas rregullave”.

Nuk ka një kufi të caktuar se sa lojtarë mund të ketë një klub i Premier League në huazim nga jashtë Anglisë, që do të thotë në teori, Newcastle mund t’i nënshkruajë të tre.

Megjithatë, për transferimet e huazimit brenda Anglisë, rregullat e kufizojnë këtë në maksimum katër lojtarë në sezon dhe vetëm dy në çdo kohë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit