CR7 ndez rrjetin me duelin viral të muskujve me djalin e tij 11-vjeçar

17 Maj 2022
11:09
Alfred Lleshi
back button

Sulmuesi i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ndau me më shumë se 441 milionë ndjekësit e tij në Instagram një fotografi, ku shfaqet para një seance krioterapie me djalin e tij 11-vjeçar.

“Koha e rikuperimit me djalin tim”, – shkroi CR7 në një imazh me Cristiano Jr., i cili mori pothuajse 10 milionë pëlqime në vetëm 10 orë.

Marcelo, ish-shoku i skuadrës së CR7 te Real Madridi ka komentuar foton e portugezit me djalin e tij në Instagram: “Gorrrtozin”.

Cristano Ronaldo Jr., djali i pesë herë fituesit të “Topit të Artë” është 11 vjeç dhe luan me numrin 7 (ashtu si babai i tij) në akademinë e të rinjve të Manchester United.

“Ne do të shohim nëse do të bëhet futbollist. Ndonjëherë ai pi ‘Coca-Cola’ dhe ha patate të skuqura, djali e di që nuk më pëlqen”, – tha Cristiano Ronaldo për djalin e tij në vitin 2020.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit