CR7 nuk e nis mirë, gafë e pabesueshme ndaj Ganës (Pamjet)

24 Nëntor 2022
17:18
Denis Hakanaj
back button

Cristiano Ronaldo ka zbritur në fushë me Portugalinë e tij për të luajtur për herën e pestë në një Kupë të Botës. Luzitanët po sfidojnë Ganën në Grupin H.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ka pasur një rast të artë në minutën e 10-të të ndeshjes, por nuk ka arritur të shfrytëzojë. Portugezi ka dalë i vetëm përvballë portierit, por nuk e ka kontrolluar topin si duhet.

Portugalia dhe Gana synojnë të marrin tri pikët dhe vendin e parë në grup, duke parë se dy skuadrat e tjera të grupit, Uruguai dhe Koreja e Jugut, janë ndarë na barazim 0-0.

RASTI I HUMBUR NGA RONALDO – VIDEO

Lajme të tjera

Lajmet e fundit