Është shitur për 64 mijë euro shiriti i kapitenit i mbajtur nga Cristiano Ronaldo-s gjatë ndeshjes kundër Serbisë dhe i hedhur në tokë nga portugezi në shenjë proteste pas golit që nuk iu dha nga arbitri dhe që do t’i kishte dhuruar fitoren skuadrës së tij.
Ka qenë kompania e basteve sportive Mozzart Bet që e ka blerë shiritin, i cili është marrë nga një punonjës i stadiumit Rajko Mitic të Beogradit.
Shiriti është nxjerrë në ankand me synimin për të ndihmuar një fëmijë gjashtë muajsh, të voglin Gavrilo Djurdjevic, i prekur nga atrofia muskulore në shtyllën kurrizore.