CR7 shkel sërish rregullat e Covid-19 me Georgina. I fshin videot me shpejtësi, por “krimi” mbetet….

28 Janar 2021
11:52
Alfred Lleshi
back button

Sërish probleme për Cristiano Ronaldon me protokollet anti-Covid në Itali. Kësaj here për një “arratisje” me Georgina-n e tij në “Val d’Aosta”, për të festuar ditëlindjen e partneres. Pirlo e la pushim për ndeshjen e kupës kundër SPAL (4-0) dhe portugezi e shfrytëzoi rastin të relaksohej kështu. Por, duke thyer rregulloret rajonale dhe dispozitat sanitare. Cristiano Ronaldo nuk mund të largohej nga Piemonte dhe të shkonte në një rajon tjetër, nëse respektonte rregullat pandemike të autoriteteve.

Polemikat u shërbyen me dëborë. Dëshira shumë e madhe për t’i dhënë Georginës dy ditë të shkujdesura midis skive, lëvizjes së dëborës dhe nxehtësisë së oxhakut në hotel, ndërsa temperaturat jashtë janë shumë të ulëta, bëri që CR7 t’i lejoi vetes një “ekspeditë” të tillë dimërore, duke shkuar në Val Vény, ku e nisi nga Zerotta për t’u ngjitur në drejtim të Chécrouit. Georgina hodhi një video në rrjetet sociale, por e hoqi menjëherë, sepse e kuptoi se dekonspiroi veten, se kanë shkelur rregullat e pandemisë. Në të inkuadrohej çifti më i famshëm i futbollit botëror duke bërë ski.

Syze skish, kapele, xhaketë dhe doreza bore. Ronaldo përpara, ajo prapa, të qeshur dhe të lumtur, hipur mbi motor. Këto imazhe u shfaqën në internet dhe menjëherë u kapën dhe u bënë publike. Është e vështirë të mendosh se gjithçka ka ndodhur në Torino ose në zonën përreth, pasi peisazhi është malor, ndaj mosrespektimi i rregullave sanitare e ka fokusuar më shumë këtë histori. Ditëlindje e Georgina në dëborë, por kundër protokolleve anti-Covid, të cilët parashikojnë ndalimin e udhëtimit midis rajoneve të ndryshme, përveç arsyeve të provuara të urgjencës. Piemonte dhe Val d’Aosta janë zona portokalli dhe iu nënshtrohen kufizimeve.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by CrisginaBrasil (@crisginabrasil)

Lajme të tjera

Lajmet e fundit