CR7 te Sporting Lisbona? Flet nëna e tij, Dolores: Nëse jo ai, djali Cristianinho do të….

28 Shtator 2022
13:39
Alfred Lleshi
back button

Për disa javë në këtë merkato të fundit, në Lisbonë ëndërruan rikthimin e Cristiano Ronaldos me fanellën e Sportingut.

Kujtojmë se tashmë në verën e vitit 2021, në mes të festimeve për fitoren e titullit bardheblu, nëna e yllit luzitan, Dolores Aveiro, kishte deklaruar se një ditë i biri do të kthehej aty ku e nisi.

Një skenar që, megjithatë, kur CR7 po shkon drejt 38 viteve (i mbush në shkurt), fillon të ndërlikohet. Lidhur me këtë, nëna Dolores është rikthyer për të folur në periferi të një eventi në Lisbonë:

“Nuk ndodhi këtë vit, të shohim nëse do të realizohet vititn tjetër. Dashtë Zoti! Nëse Ronaldo nuk vjen te Sportung Lisbona, djali i tij, Cristianinho, do të vijë me siguri. Ju premtoj”.

Djali i CR7 tani është 12 vjeç. “Ai është pasardhësi i Cristianos. Nëse dëshirat e një nëne dhe një gjysheje plotësohen, e ardhmja e afërt e njërit prej fëmijëve të tij do të jetë te Sporting”, – shtoi zonja Aveiro.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit