CR7 zhgënjen, as Rudi Garcia nuk e fal: fjalët e trajnerit fundosin portugezin

27 Janar 2023
17:10
Denis Hakanaj
back button

Zhgënjim i madh për Cristiano Ronaldo-n pas humbjes së pësuar ditën e enjte kundër Al Ittihad, në ndeshjen e vlefshme për Superkupën e Arabisë Saudite.

Rezultati final i ndeshjes ka qenë 3-1, me kampionin portugez që nuk ka arritur të lërë shenjë dhe të jetë vendimtar për skuadrën e tij, duke sjellë edhe një kritikë të trajnerit Garcia.

Ish-tekniku i Roma-s, në fakt, ka vënë në dukje një gabim të CR7: “Një nga gjërat që kanë ndryshuar ecurinë e ndeshjes ka qenë rasti i humbur nga Cristiano në pjesën e parë”.

Francezi ka vazhduar: “I bëj komplimentet Al-Ittihad. Kanë bërë një paraqitje më të mirë në pjesën e parë se ne dhe ne kemi luajtur një pjesë të dytë të mirë, poër nuk kemi arritur ta ndreqim rezultatin”.

Garcia është shprehur i shqetësuar edhe për gjendjen e Ronaldo-s, i cili ka dalë duke çaluar nga stadiumi pas përfundimit të ndeshjes. Duket se portugezi ka pësuar një dëmtim në kaviljen e djathtë, por nuk duhet të jetë asgjë serioze.

Ndeshja e ardhshme e Al-Nassr është programuar të zhvillohet 3 shkurtin e ardhshëm, kur do të zbresë në fushë për t’u përballur me skuadrën e Al Fateh.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit