Crespo fiton titullin  e parë, shkruan historinë me Defensa-n

24 Janar 2021
9:17
Denis Hakanaj
back button

Defensa Y Justicia nuk kishte fituar kurrë një titull deri më sot, dhe nuk ka mënyrë më të mirë se ta nisësh me një titull ndërkombëtar.

Feston Hernan Crespo, arkitekti i kësaj fitoreje: si lojtar ka qenë një sulmues i mrekullueshëm, këtë herë ka marrë maksimumin nga një ekip që ka qenë protagoniste në nivelet e larta të futbollit argjentinas, por që vetëm falë tij ka mundur të ngrejë në qiell Kupën e Amerikës së Jugut.

Crespo ka fituar në stadiumin që mban emrin e një legjende tjetër në rolin e tij, Mario Alberto Kempes i Cordoba, teatri ku Defensa ka mposhtur Lanus.

Një ndeshje që nuk ka patur histori, me ekipin e Crespo-s që ka fituar 3-0. Shtatë vite pas ngjitjes në kategorinë kryesore të futbollit argjentinas për herën e parë në historinë e klubit, Defensa ka fituar titullin e saj të parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit