Crespo: Ka vetëm një mënyrë për ta ndalur Hakimi-n. Inter-i do të fitojë kur…

20 Janar 2021
17:12
Denis Hakanaj
back button

Në një intervistë të dhënë për Gazzetta dello Sport, Hernan Crespo ka folur për Inter-in.

“Cilësia më e mirë e zikaltërve? Janë konkretë. Kërkojnë gjithmonë lojën në vertikale, shkojnë menjëherë në thelb”, ka thënë ish-sulmuesi i Inter-it.

“Kanë lojtarë shumë të fuqishëm dhe energjikë. Shikoni Hakimi-n: për ta ndalur duhen snajperët! Lukaku është një forcë e natyrës, i merr përpara mbrojtësit me një forcë të çmendur”.

“Një lojtar që mund të jetë vendimtar për titullin? Jo vetëm një lojtar, por një repart i tëre: mesfusha e Inter-it është shumë e mirë. Barella më pëlqen shumë, por kujdes ndaj rritjes së Vidal. Arturo nuk është akoma në maksimum dhe, kur të jetë, zikaltrit do të kenë bërë bingo”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit