Crespo përlotet për Maradonën: Unë e dua futbollin dhe Italinë falë tij

28 Nëntor 2020
11:57
Alfred Lleshi
back button

“Për mua është një moment shumë i vështirë, jam prekur thellë, janë ditë shumë të vështira”. Këto ishin fjalët e Hernan Crespo, trajnerit aktual të Defensa & Justicia, mbi vdekjen e Diego Armando Maradonës. Në një konferencë për shtyp, ish-sulmuesi argjentinas pranoi se “Pibe de Oro” ka qenë një burim frymëzimi gjatë gjithë karrierës së tij: “Dashuria që ndiej për këtë sport dhe punën janë të lidhura me të. Diego ka qenë i pranishëm gjatë jithë jetës sme. Në moshën 4 vjeç u zgjova në mëngjes për ta parë atë duke luajtur në Kupën e Botës U-20 në Japoni. Kam pasur fatin ta takoj personalisht. Dashuria ime për ekipin kombëtar dhe për Italinë vjen nga ai. Diego ndezi tek unë pasioni për këtë sport që kur isha fëmijë”. Kujtojmë se Hernan Crespo në Itali ka veshur fanellat e Parma, Lazio, Inter, Milan dhe Genoa.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit