Cristiano Ronaldo “bluan” rekorde pas rekordesh edhe 36 vjeç

8 Prill 2021
16:37
Telesport
back button

Cristiano Ronaldo është mësuar të përtypë rekorde pas rekordesh, sepse e gjithë karriera e tij tashmë është bërë e tillë…

Edhe pse mosha e tij tregon plot 36 pranvera, CR7 nuk ndalet së thyeri apo vendosur rekorde.

Me golin e shënuar ndaj Napolit, portugezi i Juventusit është ngjitur në kuotën e 25 golave në këtë kampionat.

Ashtu si edhe është theksuar nga Opta (faqja e specializuar e statistikave), bëhet lojtari i tretë në historinë e Serie A i aftë që të arrijë këtë shifër golash në sezon si mbi 33 vjeç dhe për dy edicione radhazi.

Vetëm Nordahl dhe Di Natale e kanë bërë përpara tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit